Situatë jo e mirë me zjarret edhe në Rrethin e Pçinjës, aktualisht nëntëmbëdhjetë zjarre aktive
Vedran Taskoviq, kryeshef i Departamentit për Situatat Emergjente, thotë se situata me zjarret në Rrethin e Pçinjës është nën kontroll.
Sipas Taskoviqit, aktualisht janë nëntëmbëdhjetë zjarre aktive në territorin në Rrethin e Pçinjës, ku janë angazhuar, 70 zjarrfikës dhe 25 kamionëpër shuarjen e zjarrit, shkruan RTV Vranje.
Taskoviq paraqiti si situatë më kritike Bosilegradin, fshatin Zhbevc të Bujanocit dhe ate Ponushevc.
“Ne morëm mbështetje nga vendet e ndryshme të Serbbisë. Ekipet po vijnë nga Piroti, Prokuplja, Nishi, Jagodina, Kragujevci dhe Leskoci”, tha kryeshefi Vedran Taskoviq.
Ai theksoi se shkaku i të gjitha zjarreve është faktori njeri, , ku Taskoviq u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, të mos djegin kashtë, dhe të mos hedhin shpuza cigaresh sepse pasojat mund të jenë të mëdha./LUGINALAJM/