Siri: Trupat amerikane sulmohen me perime nga kurdët, quhen tradhtarë (VIDEO)

97

Banorë të tërbuar të qyteteve në verilindje të Sirisë kanë sulmuar forcat amerikane me perime dhe kanë akuzuar ata për “tradhti” gjatë ditës së sotme.

Ky aksion ndodhi derisa këta ushtarë po largoheshin nga zonat e kontrolluara nga kurdët pas agresionit kontrovers turk.

Skenat e turpshme u kapën nga kamerat e banorëve lokalë në qytetin kufitar të Qamishlit, e të cilët i thanë The Independentit, përkthen Periskopi, se dhjetëra pajisje të armatosura rëndë ishin larguar nga Siria e veriut gjatë natës dhe kishin kaluar kufirin drejt Irakut në mëngjes.

Popullata lokale kishte akuzuar amerikanët se braktisën Forcat Siriane Demokratike të udhëhequr nga kurdët dhe i kishin lënë “të masakroheshin nga turqit” edhe pse këto forca kishin sakrifikuar shumë, me mbi 10 mijë luftëtarë të rënë në ndihmën që i ofruan ShBA-ve për të mposhtur ISIS-in.

Presidenti Donald Trump, i cili dëshiron t’i kthejë në shtëpi amerikanët nga “një luftë e pafundme” në Lindje të Mesme, në fakt njoftoi se trupat do të tërhiqeshin nga menjëherë rreth dy javë më parë. Por, del se këto trupa do të zhvendosen në perëndim të Irakut.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *