Sinani për “1 Qershorin”: Fëmijët të mbeten prioritet mbi prioritetet tona institucionale
Kryetarja e Komunës së Preshevës, përmes një postimi në facebook, ka uruar fëmijët me rastin e “1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve”.
Sinani, ka vlerësuar se: “Dashuria e fëmijëve është aq e madhe dhe e pakusht, derisa imagjinata e tyre tejkalon çdo parashikim”.
Ajo ka siguruar se përkushtimi i institucioneve komunale, mësimdhënësve dhe tërë shoqërisë tonë ndaj fëmijëve, duhet të të jetë prioritet mbi çdo prioritet tjetër”.
Më poshtë, ekëni të plotë urimin e kryetares Ardita Sinani me rastin e “1 Qershorit – Ditës së fëmijëve”:
Uroj nga zemra çdo fëmijë në ditën ndërkombëtare të tyre!
Ëndërrat e fëmijëve për jetën arrijnë deri aty ku nuk arrin mendja e asnjë të rrituri. Dashuria e tyre është aq e madhe dhe e pakusht. Imagjinata atyre tejkalon çdo parashikim tonin.
Prandaj, jo vetëm sot, por çdo ditë, përkushtimi i institucioneve komunale, mësimdhënësve dhe tërë shoqërisë tonë ndaj fëmijëve duhet të jetë prioritet mbi çdo prioritet tjetër.
Le të japim secili në fushën e vet kontributin e duhur, që për fëmijët të jetë festë gjithë fëmijëria e tyre e jo vetëm 1 qershori.