Sinani: Faleminderit nga zemra Tirana, mirënjohje kryebashkiakut Veliaj
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, përmes një postimi në facebook, ka falenderuar Bashkinë e Tiranës, respektivisht kryetarin e saj, Erion Veliaj për ndarjen e ndihmës prej 50 mijë euro për sanimin e dëmeve nga vërshimet.
“TIRANA NDIHMON PRESHEVËN ME 50.000€ PËR LEHTËSIMIN E PASOJAVE TË DËMEVE NGA PËRMBYTJET
Faleminderit Tirana nga për solidarizimin.
Mirënjohje Erion Veliaj nga Presheva
” – thuhet në postimin e kryetares Sinani.
Aktualisht, në Tiranë është duke u zhvilluar takimi i Unioniot të Bashkive Shqiptare në rajon, në të cilën po merrë pjesë edhe kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani./LUGINALAJM/