Sinani dhe Arifi takim me Kurtin; Qeveria e Kosovës ndihmon me 100 mijë euro Preshevën
Pas takimit të zhvilluar ndërmjet kryetarëve të komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ardita Sinani dhe Nagip Arifi me kryeministrin kosovar Abin Kurti, e para e Preshevës, ka njoftuar se Qeveria e Kosvës, do të ndihmojë financiarisht komunën e saj me 100 mijë euro.
“Qeveria e Republikës së Kosovës ndihmon financiarisht komunën tonë me vlerë prej 100.000 euro, për lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe përmbytjet e fundit.
Këtë na e konfirmoi sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti. E falenderova në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës” – ka shkruar pas takimit, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.
Në takimin e sotëm të dy kryetarëve Ardita Sinani dhe Nagip Arifi me kryeministrin Albin Kurti, është biseduar edhe për dinamizimin dhe bashkëpunimit ndërinstitucional dhe të projekteve në vijim, si çështjen e mekanizmave qeveritare, Fondin për Luginën, çështjen e specializantëve dhe të qarkullimit të lirë në pikat kufitare./LUGINALAJM/