Sinani: 10 HAJNI TË SHQIPRIM ARIFIT

Kandidatja për kryetare të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, nëpërmjet një postimi në facebook, ka paraqitur “10 hajnitë” e kryetarit actual të Preshevës, Shqiprim Aifit.

“Nga tejkalimi i buxhetit për pllaka betoni në Drejtorinë e Fondit e deri te rruga e Karposhit që 1 kilometër asfalt ka kushtuar 1 milion euro, e duke paraqitur edhe 70 mijë eurot e ndara për Presheva.com  pa asnjë procedurë vetëm gjatë një viti, ku ky medium udhëhiqej nga miku i tij, Driton Salihu” – Ardita Sinani, i ka paraqitur radhazi 10 shkelje, apo siç i ka quajtua ajo “10 hajnitë e Shqiprim Arifit”.

Më poshtë, mundë të lëxoni me radhë, “10 hajni të Shqiprim Arifit” të paraqitura nga kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani:

 

10 HAJNI TË SHQIPRIM ARIFIT

Të nderuar qytetarë,

Korrupsioni është një fenomen që ka shoqëruar pushtetin në ikje në Preshevë. Shpenzimi i parave të qytetarëve për luks të pushtetarëve është mendësia e Kryetarit në ikje.

Pushteti dhe buxheti për pasurim privat e jo për punë publike.

Përveç shpenzimeve marramendëse në dreka e darka luksoze, e qejfe tjera të shtrenjta të një mashtruesi ordiner si Shqiprim Arifi, korrupsioni më i madh ndodh gjatë tenderave.

Për vitet e Shqiprim Arifit në pushtet, Presheva ka përfunduar si qese pasurimi e perfitimi për disa të afërt të këtij kryetari në ikje, në një qytet pa zhvillim për qytetarët.

Sot do t’i shpalosim vetëm 10 nga qindra raste të keqpërdorimit, korrupsionit e manipulimit me paranë publike. Këto janë bazë e mjaftueshme që në çdo shtet, prokuroria të nis hetimet dhe të vendos këtë mashtrues aty ku e ka vendin.

Por edhe këto hajni e mashtrime nuk janë të mjaftueshme, sepse ky kryetar nuk është shërbyes i qytetit tonë dhe neve si qytetar, por ky i shërben Vuçiqit, Daçiqit e pushtetit në Beograd.

HAJNIA E PARË

DREJTORATI I FONDIT

Aty çdo vit ky kryetar në ikje e tejkalon pozicionin buxhetor të aprovuar. Këtë buxhet dhe këto telkalime i shpërndan në pllaka të betonit!

Këto pozicione i tejkalon me procedurë të shkurtuar për t’i ikur transparencës dhe kështu mbulon të vërtetën. Në fakt këto pllaka betoni janë mënyra për t’i ikur edhe procedurës edhe punës. Kështu ky kryetar në ikje nuk e ka filluar asnjë projekt serioz e të rëndësishëm infrastrukturor.

Janë plotë 100 kontrata të këtilla çdo vit që bëhen pa projekt dokumentacione teknike e planore. Prej që ka ndryshuar ligji që i lejon punë deri në 3 milion dinarë, ky hajdut edhe e ka rritur hovin duke i bërë 200 kontraktime me bizneset e afërta apo të veta: Vijator- feniks, Tobler etj.

HAJNIA NUMËR 2

ZONA INDUSTRIALE

E dyta është Zona Industriale e vitit 2017, kjo orvatje u përsërit dy herë, pra 2 tendera, ndërsa ende pa përfunduar projekti punëkryrësi ka faturuar mbi gjysmën e shumës së kontraktuar. Do ishte e udhës të shihet në terren se a janë përfunduar gjysma e punëve. Qartazi, pagesat bëhen për nevoja të kryetarit e jo për punë të kryera.

HAJNIA NUMËR 3

RRUGA E KARPOSHIT

E treta dhe tepër e dhimbshme për Preshevën tonë të dashur është në rrugën e Karposhit. Janë shpenzuar 1 milion euro për 1 km asfallt. Së paku dy herë më shtrenjtë se çmimi i tregut. Plotë 500,000 euro dallim!

HAJNIA NUMËR 4

NDRIÇIMI PUBLIK

E katërta, dhe avazi i njejtë është ndriçimi publik. Por kësaj rradhe kryemashtruesi ka vendosur që fitimet t’i ndajë me miq. Në këtë rast vetëm për një vit në ndriçimin publik i ka harxhuar mbi 200,000 euro, gati sa shpenzon Tirana në ndricim publik. Këto para i “mori” shoku i tij, apo ndoshta edhe vet ky duke u fshehur pas miqve.

HAJNIA NUMËR 5

PARKU I PAQES FINANCUAR NGA KOSOVA

E pesta, tutje edhe më kriminale janë 112 mijë eurot që ia dha qeveria Haradinaj e që janë harxhuar për parkun e paqes te çeshmja e Limon Agës dhe nuk është punuar asgjë. Për këtë park janë arrestuar njerëzit më të afërt të mashtruesit, përfituesit Argjend Bajrami tash deputet në parlament, Mendurim Presheva bashkëpunëtor në kabinet e tash kandidat në listë për këshilltar dhe Lavdrim Nuhiu. Këta janë rrethi i Shqiprimit! Dreka, darka e hajni.

HAJNIA NUMËR 6

PRESHEVACOM

E gjashta, për 1 vit Shqiprim Arifi, argati i Vuçqit u sigurua që pa asnjë procedurë e konkurs nga mjetet për informim t’i shpërndajë plotë 70,000 euro shokut të tij Driton Salihut të Preshevacom.

HAJNIA NUMËR 7

DREKA DHE DARKA TE VILLA

E shtata, kryetari në ikje ka shpenzuar më shumë se 20,000 euro në dreka e darka në villën e famshme 1936 me miqtë e lartpërmendur të cilët fitojnë tendera për pllaka, tendera për ndriçim, para për informim. Se ku e si i kanë ngrnë mbi 50.000 qofte, apo ndoshta edhe 40.000 bureka nje dreq e di, por që nuk ia kanë ndalur qejfit me para tona, kjo është e qartë tashmë.

HAJNIA NUMËR 8

PAKOT USHQIMORE

E teta, i njëjti kryetar në ikje, nuk është ngirë me paratë e shpenzuara te Villa e Famshme, ka zgjedhur të keqpërdor edhe te pakot ushqimore. Në çdo pako është keqpërdorur shuma prej 1.424,00 dinarëve. Kur këtë shumë të mjeteve e shumëzon me 250 (aq pako sa janë shpërndarë) i bie që janë kepërdorur 356.000,00 dinarë / 3.000 Euro! Dmth, kaq i interesuar është për të mirën e këtij qyteti sa që edhe në ushqim për tjerët vjedh!

HAJNIA NUMËR 9

SHUARJA E ZJARREVE

E nënta, dhe kur deponinë e mbeturinave e kaploi zjarri, ky kryetar u sigurua që shuarjen e tij t’ia faturoj rrast Preshevës. Kompania e përzgjedhur për shuarjen e zjarreve tek deponia ishte kompani e afërt me kryetarin e në ikje. Shuma e cila ishte dhënë për këtë është 3.299.740 dinarë afër 30,000 euro.

HAJNIA NUMËR 10

PASTRIMI I BORËS

E dhjeta, dhe gjithsesi jo më pak problematike është pagesa e faturës së pastrimit të borës në kohën kur borë fare nuk kishte rënë.

PRA, VETËM NË KËTO 10 HAJNI JANË AVULLUAR 2 MILION EURO!

E këtu nuk janë edhe plotë hajni, mashtrime e keqpërdorime, por gjithësesi janë mjaftueshëm të rëndësishme për të kuptuar mendësinë e një mashtruesi, keqpërdorimet e tijë më ortak, dhe avullimin e mbi EUR 2 milion vetëm në 10 pika.

Dhe këto hajni prokuroria nuk I ndjek, sepse ky mashtrues është argat i Vuçiqit, Vulinit e Daçiqit, dhe ju shërben atyre për të na ndarë.

Ky mashtrues duhet të ik, sepse Presheva është e jona, qyteti është i joni, e ardhmja bëhet e Preshevës vetëm nëse me 28 Mars 2021 sigurohemi që ky kryetar ik.

Shqiprim Arifin nuk e ndal ky shtet edhe me vjedhur krejt Preshevën. Duhet ta ndalim ne, qytetarët!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.