Sigurohet “Abetarja” falas për nxënësit e Luginës së Preshevës!

119

Sot në zyrat e Këshilli Kombëtar Shqiptar është mbajtur një takim i përbashkët mes kryetarit Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, përfaqësuesit e shtëpisë botuese “Klett” dhe drejtorave të shkollave fillore në gjuhën e shqipe në Luginën e Preshevës.
Me çrast pas një angazhimi rreth sigurimit të teksteve falas sot janë siguruar edhe Abetarja me fletore pune për gjitha shkollat fillore në gjuhën shqipe. “Edhe pse tashmë një muaj ka filluar procesi edukativo-arsimor, edhe pse me vonesë, kemi arritur ti sigurojmë librin bazë të filloristëve Abetaren dhe fletore pune. Të vetëdishëm se mbeten ende për tu bërë. Pra për tu siguruar, jo vetëm tekste falas nga klasa e pare deri në të katërtën, por ne mbetimi fuqishëm të përkushtuar për të siguruar edhe të gjitha librat shkollor si për shkollat fillore ashtu edhe për të mesmen” tha Beqiri.
Disa shkolla, përkatësisht nxënës tashmë i kan blerë edhe Abetaren me fletore pune. Por, që se përfaqësuesit e shtëpisë botuese “Klett” kanë lidhur kontrata për të bërë refundimin e mjeteve për të gjitha ato shkolla që kanë blerë dhe se përmes drejtorive refundimi ndaj nxënësve që kanë shpenzuar për to.
.

Bujanoc, 02.10.2014

Shërbimi për informim i KKSH-së




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *