Sigurohen votat për Demarkacionin, ja kur pritet të mbahet seanca

258

Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta ratifikuar marrëveshjen e Demarkacionit, koalicioni qeverisës më në fund ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje, raporton “Zeri.info”, transmeton Lugina-Lajm.

Me këtë rast, vazhdimi i seancës për marrëveshjen për shënimin e kufirit me Malin e Zi pritet të mbahet të mërkurën e kësaj jave.

Kështu bëjnë të ditura burime të sigurta të Zeri.info brenda koalicionit qeverisës, të cilat thonë se gjasat më të mëdha janë të mërkurën, porse një gjë e tillë sipas tyre, mund të shtyhet për një ose dy ditë më së largu.

“Seanca do të mbahet, votat janë siguruar, gjasat janë që Demarkacioni të përmbyllet të mërkurën”, ka thënë ky burim.

Seanca për Demarkacionin kishte dështuar më 22, 23 dhe 28 shkurt./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *