Si asnjëherë më parë: Meçi i boksit profesionist ndërmjet Shefat Isufit dhe Billy Joe Saunders, do të transmetohet drejtëpërdrejtë në sheshin e Bujanocit

260

Meçi i boksit profesionist ndërmjet tërnocasit Shefat Isufu dhe britanikut Billy Joe Saunders, do të transmetohet drejtëpërdrejtë në sheshin e qytetit të Bujanocit.

Ky organizim I transmetimit të drejtëpërdrejtëm po mundësohet fal një bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Bujanocit dhe ndërmarrjes InfoTech që tashmë ka të vendosur një televizor gjigand të pllaton e shtëpisë së kulturës në Bujanoc.

Në bashkëpunim me ndërmarrjen InfoTech, nesër me fillim prej orës 23:00, do të bëhet transmetimi i drejtëpërdrejtë i ndeshjes së boksit në të cilën bokson Shefat Isufi.

Transmetimi i drejtëpërdrejtë do të organizohet në Sheshin e qytetit. Bujanoci qysh nga nesër do të bëhet me kampion” – thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Bujanocit.

Ndeshja e sotme e Shefat Isufit po konsiderohet si më e rëndësishme në karrierën e tërnocasin, ku me triumfin ndaj britanikut Saunders, Isufit do t’I happen rrugët për tituj botëror./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *