Shtyhet për pak kohë varrimi i dy të rinjëve nga Lluçani – ja kur do të varrosen ata

Varrimi i të dy të rinjëve të aksidentuar nga Lluçani, i planifikuar sot, pas namazit të ikindisë, shtyhet pas orës 15:00h.

Lajmin e ka bërë të ditur, imami i fshatit Lluçan, Xhelal Jakupi, përmes një pstimi në facebook.

“Miq të nderuar u njoftojmë se varrimi i dy djemve tonë të fshatit do të shtyhet për pak çaste, bëhet pas orës 15:00.” – ka shkruar hoxha i fshatit.

Megjithate, hoxhë Xhelali, ka kërkuar që të rrespektohen masat anti-COVID

Ju lutemi për mirkuptim. Përmbajuni masave anti-kovid19

•Vendosni maskat

•Mbani distancën

•Mos u përshëndetni për dore

Kujtojmë që dy të rinjët, Bulet Sabedini dhe Rexhep Bilalli, kanë humbur jetën mbrëmë, si pasojë e një aksidenti komunikacioni në rrugën Dobrosin – Lluçan./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *