Shtëpia e shëndetit në Bujanoc përfiton një automjet saniteti në vlerë prej 45 mijë dollarëve (FOTO)
Shtëpia e shëndetit në Bujanoc, përmes Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, ka përfituar një automjet të sanitetit “Pevgeot Bokser”.
Sipas drejtoreshës, Dr.Dalliborka Pavlloviq, ky donacion, është realizaur përmes Ministrisë së Shëndetësisë, UNOPS-it dhe Bashkimit Europian.
“Para disa kohëvë, i’u jemi drejtuar Minitrisë së Shëndetësisë për një automjet saniteti, me që, rrethanat e krijuara nga pandemia, na detyrojnë që të shtojmë më shumë auto-ambulanca, dhe ja sot, institucionit tonë, I’u shut edhe një automjet, em të gjitha pajisjet e nevojshme” – ka deklaruar për LUGINALAJM, Dr.Pavlloviq.
Sipas saj, automjeti kap vlerën rreth 45 mijë deri në 47 mijë dollar amerikan.
“Automjeti sot n’a është dorëzuar në Beogard, dhe pranim-dorëzimi është bërë nga presidenti Aleksandar Vuçiq” – thotë ajo.
Kujtojmë që, edhe Qeveria e Kosovës gjatë udhëheqjes së kryeministrit Albin Kurti, pati nda mjete për blerjen e një automjeti boshkëkohor për shtëpinë e shëndetit në Bujanoc./LUGINALAJM/