Shtëpia e Shëndedit në Bujanoc, fillon fazën e fundit të përgaditjeve: Ftohen qytetarët e moshës mbi 75 vjeç dhe ata të moshës 64 vjeç që kanë sëmundje kronike të paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur – së shpejti do të fillojë vaksinimi

Përmes një paraqitje në redaksinë tonë, drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dr.Dalliborka Pavlloviq, ka ftuar të gjithë qytetarët e Komunës së Bujanocit, të moshës  75 vjeç e më teprë, dhe ata, 64 vjeç e më tepër, e që kanë sëmundje kronike, të paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur dhe të japin numrin e telefonit, ashtu që të fillohet me përpilimin e listave me personat që do të duhet të imunizohen me vaksina antiCovid.

“Ftoj të gjithë qytetarët e moshës 75 vjeç e më tepër, dhe ata të moshës 64 vjeç e më tepër e që kanë sëmundje kronike, të paraqiten tek mjeku i tyre i zgjedhur dhe të japin numrin e telefonit, ashtu që, të fillojmë me formimin e listave të  qytetarëve që do të duhet të imunizohen me vaksina, në momentin e parë që vaksinat të arrijnë në Bujanoc, ata do të ftohen për vaksinim me vaksinën antiCovid.

E pyetur, se cili lloj i vaksinave do të jetë në disponim për qytetarët e Bujanocit?, ajo deklaroi se: “Nuk e dijmë, varësisht ate çfar n’a dërgon Enti për Shëndetësi Publike., mirëpo, vaksinimi i qytetarëve është i domosdoshëm.”

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit, tashmë vendi për imunizimin e qytetarëve me vaksinën antiCovid, është përcatuar të jetë objekti i Fakulteti Ekonomik në Bujanoc.

“Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme, ka përcaktuar që vaksinimi i qytetarëve të Komunës së Bujanocit, të bëhet në objektin e Fakultetit Ekonomik, që është pak metra largë shtëpisë së shëndetit në Bujanoc. Megjithate, neve si institucion n’a novijtet krijimi i listave me qytetarët që dojnë të pranojnë vaksinën, e veçmas ata që janë të rrezikuar nga koronavirusi” – ka deklaruar drejtoresha, Dr.Dalliborka Pavlloviq.

Kujtojmë se, vaksinimi i personelit mjekësor në Bujanoc, ka filluar javë më parë, dhe tashmë po pritet të fillojë vaksinimi i qytetarëve më të rrezikuar nga koronavirusi./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.