Shtabi republikan i Krizave: Nuk ka ndryshim të pushimit dimëror të shkollave fillore dhe të mesme – ja kur do të fillojë
Në seancën e Shtabit republikan të Krizave, u vendos që pushimi dimëror për shkolla filloe dhe të mesme për këtë vit të filloi data 31 dhjetor deri më 24 janar, siç ishte planifikuar më parë.
Në pyetjen se cili kriter ka mbizotëruar kur është vendosur që pushimi të mos shtyhet, anëtarja e Shtabit të Krizave, Darija Kisiq Tepavçeviq ka thënë se vala e sëmundjeve në mjedisin shkollor ka rëndësi vendimtare.
“Për momentin vlerësohet se ambienti shkollor nuk është më i rrezikshëm se vendet tjera ku mund të gjenden fëmijët”, tha Kisiq Tepavçeviq, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas mbledhjes së mbajtur.
Ajo tha se vendimi është marrë duke pasur parasysh se diaspora që do të vijë për pushime, por se “kur shikon gjithçka, ambienti i shkollës nuk ka aq gjasa të infektohet në krahasim me vizitat e mundshme të nxënësve gjatë pushimeve”.
Ajo tha se është miratuar një masë lidhur me udhëtarët në trafikun ndërkombëtar.
“Ne shikuam gjithashtu fvalën, prevalencën dhe komplikimet e mundshme epidemiologjike kur bëhet fjalë për një lloj të ri të koronavirusit. Është marrë vendim që të zbatohen masa të caktuara kur është fjala për udhëtarët në komunikacionin ndërkombëtar”, tha dr. Darija Kisiq Tepvaçeviq pas seancës së Shtabit republikan të Krizave.
Ajo shtoi se do të merren masa ndaj pasagjerëve që vijnë nga Afrika e Jugut, Malavi, Mozambiku, Botsvana, Lesoto, Namibia dhe Zimbabve./LUGINALAJM/