ShSJ shpall gjendje të jashtëzakonshme në Bujanoc: Të dëmtuarve nga vërshimet, do t’iu mbulohen shpenzimet e dëmeve – Ja afati i aplikimit

1491

Në mbledhjen e sotmë të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme, u analizua gjendja aktuale në Bujanoc, pas vërshimeve të dy ditë më parë, nga ku anëtarët e këtij organi komunal,vlerësuan gjendjen si shumë emergjnete dhe me shumicë  votash shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në territorin e Komunës së Bujanocit.

Në kuadër të kësaj mbledhje, anëtarët e Shatbit për Situata të Jashtëzakonshme, vendosë që të gjithë qytetarëve që i’u është bërë dëm nga vërshimi i ujit, mund të paraqiten për dëmshpërblim, ku nga dita e nesërme, 13 janar, mund të marrin formularet për paraqitjen e kerkesës për dëmshpërblim në Zyret e Shërbimit të Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme dhe pasi t’i plotesojnë ato, do të duhet t’i dorezojne ne njejtën zyre. Afati për paraqitjen e kërkesave për dëmshpërblim është 30 ditë, duke filluar nga dita e nesërme.

Gjatë mbeldhjes së sotme, u votua njëzëri edhe propozimi i kryetarit te Kuvendit Komunal, Enver Ramadani që t’i dërgohet shkresë me të cilën urdhërohen Kryqi i Kuq dhe Stacioni i Veterinarisë në Bujanoc t’i bashkengjiten organeve kompetente komunale në ketë aksion në mënyrë që sa më shpejtë t’i dilet në ndihmë qytetarëve që kanë pësuar dëme materiale nga vershimet dhe të sanohet e keqja e shkaktuar nga reshjet e shumta atmosferike keto dite.

Mbledhja e sotme e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme u udhëhoq nga zëvendëskryetari i komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu./LUGINALAJM/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *