Shqiptari nga Maqedonia kapet me 8.5 kg në pikën kufitare të Preshevës!

185

heroin08112014Doganierët serb në bashkpunim me pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mëngjesin e së dielës kanë parandaluar 8.5 kilogram heroinë në vendkalimin kufitar të Preshevës (Maqedoni-Serbi).
Siç ka bërë të ditur Tanjug nga  burimet e Administratës Doganore, që sot rreth orës 8:00h të mëngjesit, pas kontrollimit të thellë të automjetit “Ford Fokus”, me regjistrim të Republikës së Maqedonisë, i është gjetur sasi e konsideruar e narkotikut, heroinë.
Vetura në të cilën është gjetur lënda narkotike, drejtohej nga një qytetar i Maqedonisë më kombësi shqiptare, në të cilën ndodheshin nëna e tij, bashkëshortja si dhe dy fëmijët e vegjël, ku pas pyetjes së doganierit se për ku është duke udhëtuar, vozitësi i përgjigjet se po e dërgon nënën e tij për shërim në Banjën e Bujanocit.

Tashmë të dyshuarit i është caktuar mbajtja për 48 orë,/LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *