Shqiprim Arifi: “Shpresa e 24 prillit të 2016-tes, po shuhet nga ky format qeverisës”

272

Nëpërmjet një postimi në facebook, ish kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, datën e 24 prillit të vitit të kaluar cilësuar si një shpresë për të gjithë, mirëpo, me largimin e tij nga pozita e kryetarit të Preshevës, “kjo shpresë u shua”.

Sot është 24 Prilli, ku para një viti kjo datë shumicës i dha shpresë, por sot me këtë format të qeverisjes lokale ajo shpresë u shua.

U pritën ndryshime rrënjësore, u shpresua në demokraci të mirëfilltë, u ëndërrua për një jetë më të lumtur, por sot për këtë datë flitet vetëm përmes prizmës së besimit të humbur dhe pritshmërive të pa përmbushura.

Para një viti, morëm vendim që nuk ishte personal, morëm vendim që nuk ishte egoist, morëm vendim që na dallonte nga të gjithë tjerët , që qëndronin përball nesh në jetën politike të këtj vendi, vendosëm që përmes pushtetit lokal ta zhvillonim Preshevën.

Por, për një periudhë të shkurtër kohore, vlerat e 24 Prillit u tradhtuan ngase Preshevës iu kthyen në pushtet ata akterë politik që mezi prisnim ti shihnim në pension politik,Preshevës iu kthye pamja e para 15 viteve të fundit e cila ishte e zymtë dhe pa perspektivë.

Të nderuar e të dashur qytetarë, miq dhe dashamirë,

Ashtu si ju, të gjithë edhe ne ndjehemi keq per manovrimet politike të partive të vjetra në komunën tonë muajt të fundit. Ndjehemi keq për faktin që kanë ndodhur në një kohë ku shumë projekte të ndryshme kanë qenë në prag të fillimit për tu realizuar dhe ndjehemi keq për arsyje se ashtu si Ju edhe ne e përjetuam këtë akt si një tradhëti politike, ku në këtë rast humbët ju të dashur qytetarë.

Nuk është kjo humbje e jonë e para si popull. Për fat të keq, kemi plot të tilla pas nesh. Kjo humbje ndoshta më shumë dhemb, për shkak se përgjatë kësaj humbje shtrihet shumë padrejtësi, shumë vrazhdësi dhe pershkak se secili nga ne ndjehet viktimë, por gjithashtu edhe për shkak se secili nga ne duhet ta paguaj çmimin për gabimet të cilët i bënë këta në të kaluarën e që sot prap po na qeverisin, e kaluar që duam ta harrojmë, por nuk mund ta fshijmë. Në vend të kësaj, na duhet guxim për tu ballafaquar me këtë politikë të gabuar.

Gjithkush që dëshiron ta NDRYSHOJ Preshevën, mund të llogarisë në përkrahjen tonë. Ai i cili nga ne pret që të pajtohemi me atë politikë me të cilën u ballafaquam deri dje, të mos mbështetet në përkrahjen tonë. Ai i cili llogarit që do të tërhiqemi para këtyre akteve dhe të shohim në mes gishtash dyftyrsinë, le ta shohë se si i jemi kundërvyer çdo herë deri tash në gjëje të tillë.

Ndërsa Presheva, Presheva shumë herë deri më tani ka vuajtur, ku edhe kjo vuajtje vlerën e saj do ta bëj edhe më të madhe, ndërsa populli i Preshevës, ata që votuan politikanët që i keqpërdorën besimin e tyre, ata le të mos ia falin atyre që ishin të pa aftë që jetën e qytetarit ta bëjnë me vlerë, dhe vetveten të rëndësishëm.

Ata njerëz të cilët, privilegjet e tyre i vlerësojnë më shumë se parimet e tyre, shumë shpejt do ti humbin që të dyjat.

Ndërsa, parimet e mia janë më të rëndësishme se paraja apo titulli i Kryetarit të komunës.

Për këtë jam krenar me të gjithë ju, të dashur banorë të komunës së Preshevës!
Për këtë NDRYSHIMI do vazhdoj!

Vlerat e 24 Prillit, së bashku do t’i jetësojmë.

/Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *