Shqiprim Arifi edhe më tej e ka obsesion pushtetin – i ka mbet ‘omël’ funksioni i kryetarit të Preshevës (FOTO)

Ish kryetarit të Preshevës, Shqiprim Arifi, siduket, posti i kryetarit të komunës, i ka mbetur ëmbël, dhe me shumë gjasë e ka edhe obesision, ketë pozitë lokale.

Përkundër që e kanë është shkarkuar më 10 maj, nga funksioni i të parit të Preshevës, Shqiprim Arifi, edhe më tej po e aktron rolin e kryetarit, para ndjekësve të vet.

Ka disa ditë, që ai po viziton punimet nëpër disa vendbanime shqiptare, dhe po poston fotografi në llogarinë tij në facebook, me përshkrime se si po ecin punët në infrastrukturë. Në realitet, ato nuk janë punët e tij, me që ai është shkarkuar nga këshilltarët komunal, megjithate, ai edhe më tej nuk po pajtohet me faktin që, nuk është më kryetar i komunës së Preshevës.

Ajo që duket edhe më qesharake, Shqiprim Arifi po i viziton punimet, në kohën kur as punëtorët, respektivisht ekzekutuesit e punimeve e as qytetarët nuk janë prezent, por ai po vazhdon të sillet vërdallë projekteve infrastrukturore, pa shkas, dhe pa asrye.

Megjithate, njëra ndër akuzat kryesore të partive qeverisëse të Preshevës kundër Shqiprim Arifit, ka qenë korrupsioni me tenderë dhe keqmenaxhimi i parasë publike.

Më poshtë, mundë të shihni disa vizita të çuditshme të Shqiprim Arifit nëpër vendbanime të ndryshme, ku po zhvillohen projektet:

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.