“Shpresa” u jep shpresë filloristëve shqiptarë të Medvegjës, drejtoresha Kadriu: “Vizitë me zemër të madhe dhe me motive patriotike” (FOTO)

495

Përfaqësuesit e organizatës “Shpresa” nga Bujanoci, gjatë së martes kanë vizituar Medvegjën, ku kanë shpërnda dhurata modeste për filloristët shqiptarë të Komunës së Medvegjës.

Në ketë donacion humanitar, janë vizituar nxënësit e shkollës fillore “Zenel Hajdini” në fshatin Tupallë, si dhe dy paralelet e ndara në Banjë të Sijarinës dhe në qytezën e Medvegjës.

Kjo nismë e organizatës Shpresa është titulluar ”Ti je bukuria dhe shpresa e këtij vendi”.

Nga ana tjetër, drejtoresha e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, Arlinda Kadriu, në një prononcim për Lugina-Lajm, ka theksuar se vizita e djeshme ka qenë e hapur me zemër të madhe dhe me motive patriotike.

“Është shumë pozitive që për herë të parë që një organizatë nga Bujanoci, arrinë t’i vizitojë të gjithë nxënësit shqiptar të shkollave fillore në Komunën e Medvegjës” – deklaroi drejtoresha Kadriu.

Kadriu, është shumë faliminderuese ndaj aktivistëve të organizatës “Shpresa” për donacionin dhe se vizita e djeshme ka nisur mu nga shkolla që ajo drejton, që nënkupton një rrespekt të vaçant ndaj instituciot arsimor në Tupallë..

Mikëpritës i pjestarëve të organizatës “Shpresa” në Medvegjë, ishte Alban Kadriu, aktivisht shqiptar nga Medvegja./Lugina-Lajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *