“Shpërbëhet” grupi Stojança Arsiq!

206

milkovic3-735x400Miodrag Milkoviq, së bashku me këshilltarit tejtër Sasha Simonoviq, janë larguar nga Grupi Qytetar  “Stojança Arsiq” në kuvendin komunal të Bujanocit.
Dy këshilltarët e grupit “Stojança Arsiq”, kanë konfirmuar largimin nga ky grup i këshilltarëve komunal.
Pas seancës së fundit të kuvendit komunal të Bujanocit, të mbajtur në dhjetor të 2015-tes, këshilltarët Miodrag Milkoviq dhe Sasha Simonoviq, iu kanë drejtuar me shkrimin kryetarit të asamblesë komunale, Jonuz Musliu, të cilin e kanë informuar rreth largimit të tyre nga ky grup i deputetëve, të themeluar nga vet Miodrag Milkoviq dhe Stojança Arsiq.
Siç është bërë e ditur, arsyeja e ndarjes së Miodrag Milkoviq nga Stojança Arsiq, është se ky i fundit nuk po e mbron tezën që serbët e Bujanocit të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *