Shoferi humb kontrollin e traktorit, 15-të persona të vdekur

1735

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrokullisjes së një traktori me rimorkio në kanal në shtetin Telangana të Indisë, raporton Anadolu Agency.

Sipas lajmit në mediat lokale, zyrtarët policor theksuan se shoferi ka humbur kontrollin e traktorit dhe si pasojë është rrëzuar në kanalin e lumit Musi në fshatin Laxmapuram, ku prej 20 persona 14 dhe shoferi kanë humbur jetën.

Policia bëri të ditur se 6 personat të cilët janë plagosur janë dërguar në spital, ndërsa ka filluar hetimi rreth aksidentit.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *