Shkup: Deputetët e VMRO-së bllokojnë foltoren e kuvendit (VIDEO)

168

Deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk e lejojnë sigurimin e kuvendit ta largojë deputetin Antonio Milloshovski nga foltorja pas kërkesës së kryetarit të Kuvendit.
Arsyeja se pse Xhaferi bëri një kërkesë të tillë është pasi që Milloshovski doli tek foltorja pa iu dhënë fjala. Kur Xhaferi thërriti sigurimin e Kuvendit, deputetët e opozitës të revoltuar u ngritën dhe e bllokuan foltoren duke e mbështetur dhe duke e siguruar Milloshovskin.
Pika e parë e rendit të ditës së seancës plenare është shkarkimi I prokurorit shtetëror publik, Marko Zvrlevskit.
Pasi që deputetët nuk pranonin të largohen prej foltores, Xhaferi vendosi të japë pauzë prej 10 minutash./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *