SHKSH “Bashkimi” organizon shfaqjen e filmit ‘Hive’ në kinema të Bernit – filmi u ndjek nga një numër i madh i mysafireve
Javës së Filmit Kino Kosova, në kinemanë Cinémate në Bern, me datën 18 shtator 2022, iu bashkangjit edhe një numër i madh mysafireve nga Kantoni i Bernit.
Aktivitet ky i organizur nga Komisioni i Gruas në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi në bashkëpunim të ngushtë me Shkollën Shqipe Ostermundigen.
Pas shfaqjes së filmit „Hive“, të regjisores Blerta Basholli, film ky që trajton plagën e thellë të të pagjeturve dhe familjeve të tyre gjatë luftës në Kosovë.
Protagoniste kryesore ishte Gruaja Shqiptare.
Ky simbol i qëndresës, guximit dhe bujarisë, duke u ballafaqur me shoqërinë partiarkale, nuk u dorëzua asnjëherë. Ajo qëndroi heroike, pavarësisht paragjykimeve.
Komisioni i Gruas në kuadër të Shoqatës Kulturore Shqiptare Bashkimi, organizoi një apero, me qëllim bashkëbisedimi rreth
temave, që duam t‘i trajtojmë ne si Komision në të ardhmen.
Aty u mblodhën Ide, se si mund të përfitojnë familjet tona nga kjo platformë dhe si mund të punojmë rreth vetëdijësimit të kominitetit tonë këtu në Diasporë dhe më gjërë.
Kjo shoqatë, falenderon organizatorët e Kino Kosova, që ka bërë të mundur shfaqjen e filmit shqip në Kinematë e Zvicrës!
Falë pjesëmarrjes suaj, Kino Kosova do t‘a vazhdoj aktivitetin e saj edhe vitin e ardhëshëm.
Faleminderit!
Teuta Gashi- Kryeziu
Kryetare e Komisionit të Gruas, Bashkimi-bern.ch