Shkrimtari serb Filip David: “Kosova nuk është Serbi, as nuk do të jetë kurrë më”

270

Shkrimtari Filip David ka thënë se Serbia duhet ta kuptojë realitetin se Kosova nuk është dhe nuk do të jetë kurrë më pjesë e saj, shkruan N1, transmeton LuginaLajm.

Kosova nuk është Serbi e as që do të jetë ndonjëherë, edhe pse të gjithë në Serbi e dinë, ende është e vështirë që diçka si kjo të thuhet, deklaroi shkrimtari Filip David.

“Disa, që është çmenduri, shpresojnë në zgjidhje ushtarake, sikur në mënyrë të armstosur mund të kthehet Kosova si pjesë e Serbisë, edhe pse një marrëveshje e mirë me Kosovën do t’i mbronte pakicat serbe dhe monumentet kulturore serbe, duke sjellë stabilitet dhe duke thënë shembull për zgjidhjen e pyetjeve të hapura”, deklaroi David për portalin boshnjak “Klix”

“Serbia, fatkeqësisht nuk ka politikanë të gatshëm të arrijnë marrëveshje historike me shqiptarët. Këtë mund ta bëjnë vetëm shtetasit e mëdhenj, Vuçiq nuk është i tillë. Mediat nën kontrollën e tij çdo ditë bëjnë thirrje për përplasje të armatosura duke e mbushur popullin me gënjeshtra”, theksoi ai.

Ai theksoi se në Serbi është arritur deri në paradoks.

“Serbia ka raporte të këqija me Malin e Zi, Bosnjen, Maqedoninë e Kroacinë kurse në Evropë ka mbështetjen e partive ekstreme të djathta”, përfundoi ai




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *