Shkencëtarët kanë zbuluar se shpirti nuk vdes, por rikthehet në univers…

336

Sipas dy shkencëtarëve të njohur, truri njerëzor është një “kompjuter biologjik” dhe vetëdija e njerëzve është një program i drejtuar nga kompjuteri kuantik i vendosur në brendësi të trurit dhe që vazhdon të funksionojë edhe pas vdekjes.

Ekspertët shpjegojnë: “Pasi njerëzit vdesin, shpirti i tyre nuk vdes, por rikthehet në univers”.

Debati lidhur me ekzistencën e shpirtit, nëse është i pavdekshëm apo vdes bashkë me personin, është një histori pa fund dhe për shekuj me radhë ka qenë në fokusin e shumë studimeve të mendimtarëve më të mëdhenj të historisë universale. Natyra misterioze e një çështjeje të tillë vazhdon të tërheqë shumë fusha të shkencës, por tashmë një grup shkencëtarësh ka zbuluar një tjetër të vërtetë për të: “shpirti nuk vdes, por rikthehet në univers”. 
S

Nga viti 1996, Dr. Stuart Hameroff, një mjek amerikan në Departamentin e Anestezisë dhe Psikologjisë dhe Roger Penrose, një matematicien në Universitetin e Oxford-it, kanë punuar mbi teorinë kuantike të koshiencës, duke pohuar se shpirti është i vendosur në mikrotubuj të caktuar brenda qelizave cerebrale. Teoria e tyre interesante thotë se edhe zemra është e përbërë nga qeliza cerebrale me përmbajtje të lartë mikrotubujsh (shpirti) brenda tyre.

Ata besojnë se truri njerëzor është një kompjuter biologjik dhe se vetëdija e personave është një program i drejtuar nga kompjuteri kuantik i vendosur në brendësi të trurit dhe që vazhdon të ekzistojë edhe pas vdekjes.

Teoria e tyre tregon se kur personat hyjnë në një fazë të njohur si “vdekje klinike”, mikrotubujt e vendosur në qelizat cerebrale e humbasin natyrën e tyre kuantike, por i ruajnë informacionet në brendësi të tyre. Me fjalë më të thjeshta, ekspertët shpjegojnë se shpirti nuk vdes me vdekjen e personit, por jeton përjetësisht në univers.

Dr. Hameroff ka thënë:

“Nëse zemra ndalon së rrahuri dhe gjaku ndalon së qarkulluari, mikrotubujt e humbasin statusin e tyre kuantik, por informacioni kuantik i ruajtur në brendësi të tyre nuk shkatërrohet. Ai nuk mund të humbasë, por shpërndahet në gjithë universin. Nëse pacienti arrin të rikthehet nga gjendja e vdekjes klinike, psh kur zgjohet nga koma, ky informacion kuantik i rikthehet sërish mikrotubujve dhe pacienti shprehet me fjalët: “Kam përjetuar një eksperiencë thuajse sikur po vdisja”. Nëse pacientët nuk reanimohen, por vdesin, është e mundur që ky informacion kuantik të ekzistojë jashtë trupit si shpirt”.

Sipas kësaj teorie, shpirtrat njerëzorë janë më tepër se thjesht ndërveprime neuronale në trurin tonë dhe mund të kenë ekzistuar të tilla që prej fillesës së njerëzimit. 
/MekuliPress.com/ 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon