Shkenca: Personat që shajnë shumë, janë miq më të mirë

94


Është fakt i mbarënjohur se personat me inteligjencë të lartë kanë tendenca ta shohin botën dhe gjërat përreth tyre më ndryshe.

Në fakt, ata kanë tendenca të jenë edhe më shumë kreativë kur bëhet fjala për sharjet, në bazë të kërkimeve të fundit, transmeton lajmi.net.

E sharja shpeshherë stigmatizohet si ves i personave të pa edukuar, sjellje kjo e ngulitur në mendjen kolektive si negative.

Por, sipas psikologëve Kristin Joy dhe Timothy Jay, këtu ndodh krejtësisht e kundërta.

Ata kanë zbuluar se personat që shajnë shumë faktikisht janë më të rrjedhshëm kur flasin në mënyrë neutrale.

Përveç se personat me inteligjencë të lartë shajnë shumë, ata kanë tendenca të jenë edhe më të sinqertë, duke i bërë miq të mirë./Lajmi.net/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *