Shkëmbimi i territoreve, Josep Borell: Nëse Serbia e Kosova bien dakord, BE s’mund të jetë më katolike se Papa

305

Pak orë para samitit të Ballkanit, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është ndalur tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës.

I pyetur për shkëmbimin e territoreve, zyrtari i BE u shprehur se është një çështje që duhet të zgjidhet me dialog mes palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Ai shtoi se nëse palët merren vesh, “BE nuk mund të jetë me katolik sesa Papa”.

“Nuk na takon neve t’u themi serbëve dhe kosovarëve se për çfarë duhet të bien dakord. Roli ynë do të jetë të lehtësojmë dialogun. Por siç thashë, nuk duhet të jemi më katolikë se Papa. Nëse ata merren vesh për diçka, ne duhet gjithsesi ta studiojmë atë marrëveshje, sepse secila marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës ka ndikim në rajon” është shprehur Borrell./EuroNews/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *