Shkarkohet nga detyra, drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu

Sot Ministri i shëndetësisë i Republikës së Seribisë, Zllatibor Llonçar ka shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, dr. Driton Salihu.

Këtë e bëri të ditur vet Salihu, përmes një statusi të publikuar në në profilin e facebook-ut, ku ka shkruar:

Sot, me një vendim të ministrit të Shëndetësis z. Lonçar pa asnjë arsyje jam shkarkuar nga posti i drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit “Presheva” në Preshevë.

Siç e dini isha i vetmi drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në gjithë Republikën e Serbisë që i përkasë kombësisë shqiptare, ndërkaq kompetencat për drejtoriatin e këtij institucioni janë bartur vite më parë në pushtetin qendror të Serbisë në Beograd. Ushtrues detyre i drejtorit është emëruar në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Boban Spasiq.

Shfrytëzoj rastit t’i falënderoj të gjithë stafin mjeksor të shtëpisë së shëndetit për bashkëpunimin e frytshëm këto vite sa isha udhëheqës i këtij institucioni.

Gjithashtu falënderoj gjithë pacientat si dhe qytetarët e Komunës së Preshevës për përkrahjen në këto situata të rënda gjatë pandemisë globale me Covid-19.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.