Shënohet dita e shkollës ‘Ali Bektashi’ në Nesalcë

341

Fshati Nesalcë i komunës së Bujanocit, sot ka shënuar ditën e shkollës fillore, e që mbanë emrin e mësuesit të parë të fshatit “Aki Bektashi”.
Me një program artistik, të përgaditur nga nxënësit, sot u edhe solemnisht u shenua dita e shkollës fillore “Ali Bektashi”.

Njëherit, kjo datë përkon me pavarësimin e plotë të “Ali Bektashit” nga shkolla fillore ‘Sami Frashëri’ e Lluçanit dhe hapjen solemne të objektit të ri shkollor nga ambasadori i SHBA-ve Vilijam Montgomeri.
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i shkollës, Agron Limani, ndërsa fjalë përshëndetëse mori edhe Sabri Bektashi, djali i Ali Bektashit.
Shkolla e parë në Nesalcë, daton nga viti 1945, por nën administrimin e shkollave të ndryshme, si të Levosojës, Lluçanit, etj. Pavarësimi i sh.f. “Ali Bektashi”, u bë në shtator të 2002-tes, ku pkesë e saj është eshe shkolla fillore e Letovicës./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *