Shefat Isufi më 16 prill do të luftojë për titullin botëror kundër Berrios, beson në përkrahjen e shqiptarëve
Boksieri tërnocas, Shefat Isufi më 16 prill, do të ngjitet në ring kundër, Alejandro Berrio, sfidë kjo e rëndësishme për titullin botëror.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Isufi përmes një postimi në faqen zyrtarë të tij, ku ka besuar në përkrahjen e mbështetësve.
“Është vendosur gjithçka dhe sigurt. Besojë në përkrahjen tuaj më datë 16.04.2022 ku do të boksojë për titullin botëror në WBF kundër një boksieri me përvojë të madhe siç është Alejandro Berrio. Ndeshja do të zhvillohet në München të Gjermanisë në Infinity Hotel ( Andreas-Danzer-weg-1-3)” – ka shkruar Isufi.
Ai për më shumë ka njoftuar se në këtë mbrëmje do të zhvillohen 6 ndeshje boksi me boksier shum të talentuar dhe gjithashtu do të ketë dhe koncert.
Gjithashtu, kampioni europian i boksin, ka njoftuar përkrahësit se ku mund ti gjejnë bilteta e vlefshme për ketë meç të një rëndësi të madhe.
Biletat mund ti rezervoni në këtë link linkhttp://www.petkosbeatandbox.de Ju mirëpresim – ka shkruar Isufi.
Kujtojmë që, Shefat Isufi karrirenë e tij të boksierit profesionist e ka nisur në Klubin e Boksit “Tërnoci”, dhe tani është pretend për titullin botëror të kategorisë WBF./LUGINALAJM/