SHBA ndan për 500 mijë dollarë për Kosovën

99

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë 500 mijë dollarë si ndihmë për Kosovën për ta luftuar koronavirusin.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, e ka kumtuar këtë përmes një videomesazhi në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar rreth pakos së re të Departamentit të Shtetit dhe USAID për t’u përballë me Covid-19”.

“Për Kosovën janë ndarë 500 mijë dollarë pasi që paraprakisht janë ndarë 1 milion që të përballej me koronaviruin”, është shprehur Kosnett.

“Që prej rastit të parë të identifikuar në Kosovë ka pasë mbështetje për punëtorët e vijës së parë të frontit dhe angazhimin për pendimin e përhapjes së virusit, kujdesin për të prekurit dhe duke dhënë mjetet e duhura për ta bërë këtë”.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *