Shaip Kamberi: “Prapa mantelave të bardha nuk duhet të qëndrojnë mendjet e zeza” (VIDEO)

776

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi, sot ka pritur në takim, gratë e Forumit të Gruas së të këtij subjekti politik, me të cilat ka shpreh shqetësimin e thellë nga veprimi i ulët I drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë.

Me të përfunduar takimi, kryetari Shaip Kamberi i shoqëruar nga disa nga përfaqësueset e Forumit të Gruas së PVD-së, kanë mbajtë një konferencë të jashtëzakonshme për media, në të cilën është gjykuar akti skandaloz I drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, Driton Salihu, me postimin e pamjeve të kamereva të sigurisë në të cilat pamje shihet kryetarja e PVD-së Ardita Sinani.

“Shprehim shqetësimet e tona, lidhur me incidentin e fundit dhe sjelljen skandaloze të drejtorit të shtëpisë së shëndetit në Preshevë, karshi, këshilltares, kryetares së degës dhe nënkryetares së PVD-së, një nëne, një gruaje, një motre, Ardita Sinanit, përshkakë të bindjeve politike. Gjithashtu gjatë ditëve në vijim, do të filloi ndërmarrja e masave ndaj një drejtori që keqpërdor pozitën zyrtare” – deklaroi Kamberi.

Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi, deklaroi edhe:  “Prapa mantelave bardha nuk duhet të qëndrojnë mendjet e zeza”

Për më shumë, ju sjellim të plotë, konferencën e jashtëzakonshme për media të Partisë për Veprim Demokratik:

Konferencë e jashtëzakonshme për media e Partisë për Veprim Demokratik.Drejtëpërdrejtë

Publicerat av LuginaLajm.com Onsdag 20 mars 2019
?t=12

Konferencë e jashtëzakonshme për media e Partisë për Veprim Demokratik.Drejtëpërdrejtë

Publicerat av LuginaLajm.com Onsdag 20 mars 2019




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *