Shaip Kamberi: Kryetarit të komunës së Bujanocit as Rusia nuk mund të i ndihmoje më!

127

Në kuadër të fushatës parazgjedhore të vlefshme për Këshillin Kombëtar Shqiptar, po zhvillohen debate dhe sulme kundrejt njëri-tjetrit.

Protagonist është, kryetari i degës së PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, i cili gjatë mbajtjes së fjalimit në fshatin Samolicë, ka regauar ndaj veprimeve të mshefta në Beograd të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili po i zhfryrtëzon kanalet e errët në emërimin e paligjshëm të komisionerëve nëpër vendvotime.

Në një rast, Kamberi shtoi se: “Kryetarit të Bujanocit, as Rusia nuk mund të i ndihmoje më, jo Putini, por Mira Markoviqi ajo e cila tashmë po jeton në Rusi, e të cilën ai vet e ka shpallur qytetare nderi të komunës së Bujanocit”.

Sulmet e protagonistëve për zgjedhjet e KKSH-së janë në rritje e sipër, me që lufta për këto zgjedhje po bëhet për çdo ditë edhe më e madhe./LuginaLajm/

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu në Fakultetin Ekonomik – Bujanoc

Shiko videon