Shaip Kamberi, kryetar i ri i PVD-së, porosi për oponentët politik: “Ulurimave te ujqerve dua t’i pergjigjem jo me blegerimen e deles sikur deri me tani, por me vendosmerinë e Luanit”

3039

Në Kuvendin e Përgjithshëm të Partisë për Veprim Demokratik, të mbajtur sot në Preshevë, përveç zgjedhjes së kryesisë së përgjithshme dhe Këshillit Qëndror, u zgjodh edhe kryetari i ri i PVD-së, ku unanimisht u votua, Shaip Kamberi, kryetar i deritanishëm i PVD-së në Bujanoc.

Kamberi, gjatë fjalimit të mbajtur para kuvendarëve të PVD-së, falenderoi kryetarin e deritanishëm, Riza Halimin, për të cilën theksoi se është figura më unifikuese e politikbërjes 28 vjeçare në Luginë të Preshevës.

Kryetari Shaip Kamberi, oponentëve politik iu regerua me: “Ulurimave te ujqerve dua t’i pergjigjem jo me blegerimen e deles sikur deri më tani, por me vendosmerinë e Luanit”.

Megjithate, Kuvendi i PVD-së, sot aprovoi ndryshimet statutare, ku u votua edhe Këshilli politik i PVD-së, i cili do të krijojë strategjinë politike të PVD-së.

Lugina-Lajm, ju sjell fjalimin e plotë të kryetarit të ri të PVD-së, Shaip Kamberit:

Fjalimi i kryetarit të sapozgjedhur të PVD-së, Shaip Kamberi

Publicerat av Lugina-Lajm.com Lördag 6 oktober 2018

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *