Shabani nga Tërnoci përfundon në Kamenicë – Policia fton familjarët që të shkojnë t’a marrin ate

2265

Nëpërmjet një kontaktit me redaksinë tonë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se Shaban Musliu (14), ka përfunduar në Stacionin policor të Kamenicës.

Zyrtarët policor, përmes portalit tonë, ftojnë prindërit e Shabanit, rrespektivisht familjarët e tij, që të paraqiten në Stacionin e Policisë, për t’a marrë djalin e tyre, me që, për shkak të moshës së re, Shabanit nuk i lejohet që ai i vetëm të udhëtojë pa përcjellje.

Andaj, duke dashur t’a ndihmojmë Policinë e Kosovës dhe Shabanin, ne si redaksi Ju lutemi të gjithë atyre, që kanë kontakt me familjarët e Shabanit, që t’i njoftojnë sa më shpejtë dhe të nisen drejt Kamenicës./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *