Serbisë i mbërrijnë edhe 20 mijë vaksina

Serbia ka pranuar kontingjentin e dytë të vaksinave anti-COVID nga kompania Pfizer.

Sipas b92.net, vaksinat janë dërguar sot në Institutin “Torlak” dhe bëhet fjalë për 19.500 copë.

Në kontingjentin e parë ishin 4.800 vaksina dhe pak nga to u sollën edhe në veri të Kosovës, gjë që nxiti reagime të institucioneve të Kosovës. Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se do të vazhdojë të dërgojë vaksina për serbët në Kosovë, “e nëse është nevoja, edhe për shqiptarët”.

Serbia është ndër vendet e para në Evropë që ka nisur me vaksinimin e qytetarëve.

Mediat në Serbi shkruajnë se këtë javë do të vaksinohen 11 qytetarë në këtë vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published.