Serbia vjen me ‘selam’ për arrestimin e serbit, ja pamjet e arrestimit nga Policia e Kosovës (Video)

95

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar lidhur me arrestimin e serbit të dyshuar për krime lufte në Suharekë.

Vuçiq ka thënë mbrëmë se arrestimi i 74 vjeçarit, Bogdan Mitroviq në Suharekë nga Policia Speciale e Kosovës,  është mesazh për serbët që të mos guxojnë të vizitojnë shtëpitë e tyre, lëre më të vendosin të jetojnë atje, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

Madje Vuçiq ka theksuar se është mjaft i interesuar të dijë se çfarë do të thonë ‘miqtë ndërkombëtarë’ për gjithë këtë.

Sipas Vuçiq arrestimi i serbit sot në Suharekë do të ndikojë direkt në dialogun Kosovë-Serbi./Lugina-Lajm/

https://www.facebook.com/pg/Post-Lajme-1274107992698882/videos/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *