Serbia spastron juridikisht Medvegjën nga shqiptarët

147

Ministria serbe e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me autoritetet lokale serbe në komunën e Medvegjës, ditëve të fundit kanë shlyer qindra qytetarë shqiptarë nga regjistri civil, duke u pamundësuar të njëjtëve shfrytëzimin e të drejtës elementare ligjore për vendbanim si dhe të drejtës për të zgjdhur dhe për të qenë i zgjedhur. Florim Sahiti, këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjës, ka thënë se gjendja në Medvegjë është e rëndë dhe se autoritet serbe po tentojnë pastrimin juridik të shqiptarëve nga kjo komunë.

Nga ana tjetër, Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka deklaruar se, dikur shqiptarët në Medvegjë, përbënin shumicën e popullatës, luftërat, zhvendosjet e dhunshme dhe maltretimet e vazhdueshme kanë detyruar që nga kjo komunë të largohen mijëra shqiptarë.

Proceset e fundit të shlyerjes nga regjistri civil, konfirmojnë politikën diskriminuese shtetërore serbe ndaj shqiptarëve për gjatë tri dekadave të fundit në këtë komunë shqiptare, thonë përfaqësuesit institucional të shqiptarëve./BakiRexhepi – RTK/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *