Serbia me masa të reja restriktive: Nga sot u ndalohet puna, kafeneve, restoranteve dhe qendrave tregtare

3985

Presidenti serb Aleksandar Vucic dhe Kryeministri Ana Brnabic gjatë së premtes pasdite kanë zhvilluar një takim, me ç’rast kanë kërkuar që të miratohen masa të reja restriktive.

Ishte kryeministri Ana Brnabic që nëpërmjet një transmetimi në RTS, që tregoi për masat e reja në mbrojtje nga Koronavirusi.

“Sapo përfundova një takim me presidentin Vucic, dhe u dakorduam se puna e kafeneve, restoranteve dhe qendrave tregtare do të ndalohet së vepruari që prej të shtunes (sot) në ora 20:00h.

Gjithashtu, do të marrim masa që ndalojnë mbledhjen e një grupi prej më shumë se 5 personash – shpjegoi shkurtimisht ajo.

Kujtojmë se këto masa të rrepta nga Qeveria po merren në parandalimin e përhapjes të pandamisë COVID-19, ku tashmë edhe Serbia ka shënuar viktimën e parë që po merrë jetë të qindra personave brenda 24 orëve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *