Serbia jo e gatshme për zgjidhjen e problemit të përdorimit zyrtar të flamurit kombëtar

182

_EJP1298Këshilli për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur sot  një tryezë me temën: “Gjendja dhe sfidat në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare  në Luginën e Preshevës”, në bazë të projektit të tij “Forcimin e stabilitetit në Luginë të Preshevës përmes integrimit të pakicës shqiptare”.

Tryeza në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare  është vazhdimësi e produktit  dhe hulumtimit shumëmujor në të cilën hulumtuesit e Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kanë realizuar në analizën e tyre.

Në këtë tryezë  të ftuar ishin bartës të institucioneve që ndërlidhen me çështjen e simboleve  dhe organizatat  vendore. Diskutimi  rreth kësaj çështje të ndejshme dha një përkufizim në problematikën e unifikimit të faktorit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës. OJQ-të si problem në veprim i shihnin vetë politikanët shqiptarë, po ashtu edhe mosgatishmërinë e Qeverisë së Serbisë në zgjidhjen e çështjeve parësore të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në këtë tryezë u dhanë edhe  disa rekomandime tjera  se a është bërë dhe ç’duhet të bëhet në të ardhmen  në zgjidhjen e problemeve në përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare./Lugina-Lajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *