Serbia edhe më tej me shifra alarmante të të infektuarve – humbin jetën edhe 60 persona nga COVID-19
Deri në reghistrimin e fundit, në Serbi janë konfirmuar edhe 7.111 raste të reja me COVID-19, ndërsa si pasojë e kësaj sëmundje kanë vdekur 60 persona.
Në respiratorë aktualish janë 282 pacientë dhe janë hospitalizuar 6.781 persona.
Gjatë pandemisë COVID-19 në Serbi kanë vdekur 10.078 persona, ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.87%.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Serbi janë testuar 6.357.224 mostra, ndërsa virusi është konfirmuar në 1.155.756 persona.