Serbia drejt normalizimit – Parlamenti republikan miraton largimin e gjendjes së jashtëzakonshme

503

Pas një debati disa orësh, Parlamenti republikan i Serbisë me 155 vota pro, ka miratuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila erdhi si rezultat nga pandemia COVID-19.

Me largimin e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, nënkuptohet edhe heqja e orës policore dhe kontrollimi i objekteve institucionale nga ushtria dhe policia serbe.

Nga dita e enjte, në territorin e Serbisë nuk do të ketë më orë policore, derisa deputetët kanë thirrur për maturi qytetare që këto masa mos të ketë nevojë të rikthehen më.

Deri më tani në Serbi janë 9,791 të infektuar, me një bilans prej 203 të vdekurve dhe 1,971 të shëruar nga Coronavisi. Trendi aktual është në rënie dhe epidimiologët vlerësojnë se gjendja është duke u përmirësuar.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *