Serbia drejt ‘lockdown’-it?!

Zëvendësdrejtori i Qendrës Klinike të Nishit Radmilo Joankoviq, ka vlerësuar se mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e të infektuarve është mbyllja totale për dy ose tre javë, duke vazhduar me vaksinimin e qytetarëve pa nderprerë.

Radmilo Jankoviq i tha të përditshmes “Kurir”, se “nuk ka asnjë justifikim ekonomik, dhe veçanërisht se aktivitetet e shërbimit mund të kontribuojnë në ruajtjen e një niveli ekonomik për humbjet e përditshme të jetëve të njerëzve”.

Nga ana tjetër, drejtori i Klinikës Spitalore të Zemunit, kërkoi nga të gjithë që të vijnë dhe të shohin gjendjen e përditshme në spitalin e tyre.

Për momentin, ka 293 pacientë kovidë Ambulancën  që funksionin në kuadër të KBC në Zemun, dhe çdo ditë ka pesë deri në 10 raste të reja, tha sot drejtori i këtij institucioni, Dragosh Stojanoviq.

Ai shtoi se 50 pacientë janë në kujdes intensiv, ku prej tyre 20 janë intubuar, ndërsa 27 janë në ventilim jo-invaziv derisa dhjetra të tjerë janë në rritje të oksigjenit.

“Rreth 200 pacientë janë me oksigjen qendror dhe konsumi ditor i oksigjenit është tre tonë. Ne jemi kthyer në periudhën kur kemi pasur më shumë pacientë,” i tha Stojanoviq për RTS.

Gjendja aktuale me koronavirus po vlerësohet tjetet e rëndë në Serbi. Dy qytetet ku kanë numër më të madh të infektuarish, janë Beogradi dhe Vranja, dhe ekspertët mjekësor, tanimë po kërkojnë mbylljen totale, në mënyrë që numri i të infektuarve të bie, dhe vaksinimi i qytetarëve të vazhdojë./LUGINALAJM/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.