Serbi: Tentuan t’a dhunojnë të moshuarën, ajo refuzoi, e mbysin me jastëk

Një grua e moshuar u vra para dy viteve, respektivisht më 3 janar të vitit 2020 në afërsi të Loznicës, ndërsa dje u arrestua N.J. (28). Ai ka pranuar krimin, të cilin fillimisht e kishte mohuar.

I arrestauri ka treguar në polici se ai kishte edhe një bashkëpunëtor G.N. (41) nga Sremska Mitrovica i cili është duke vuajtur dënimin me burgim në Beograd për një vepër tjetër penale, por edhe se ata dyshohet se kanë pasur për qëllim të kenë marrëdhënie intime me të vrarën, pasi shpesh-herë e kanë vizituar ate për të njejtat qëllime.

– N J. pranoi se kishte ardhur me Sllavkon në një banesë në qendër të Loznicës. Gruaja hapi derën e banesës së tyre, por nuk u gëzua kur i pa. Ata e sulmuan dhe ajo i rezistoi dhe i kërcënoi me polici. I kanë dhënë disa goditje dhe e kanë mbytur me jastëk, e më pas kanë shkaktuar zjarr që zjarri të përpijë plakën dhe gjurmët e tyre – ka thënë burimi.

I arrestuari N.J. dhe bashkëpunëtori i tij akuzohen për vrasje të rëndë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

I dyshuari kryesor, N.J., dje është marrë në pyetje edhe para Zëvendës Prokurorit të Lartë Publik në Shabac dhe seanca e bashkëpunëtorit të tij së shpejti do të mbahet në burg.

Gjithashtu mësohet se ai është arrestuar nga një punonjës policie i njohur më parë për krime të ndryshme, si vjedhje dhe trafik droge./LUGINALAJM/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *