Serbi: Nëntë të vdekur dhe 330 raste të reja me COVID-19

159

Në 24 orët e fundit në Serbi, nëntë pacientë kanë ndërruar jetë nga infeksioni me COVID-19, derisa 330 njerëz janë konfirmuar pozitivë në koronavirus, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 582 persona.
Nga regjistrimi i fundit i situatës në Serbi, 9.109 persona janë testuar për koronavirus, ku 330 kanë rezultuar pozitiv. Aktualisht 159 persona janë në respirator.
Gjithsej 25.882 raste të infeksionit janë konfirmuar në Serbi që nga fillimi i pandemisë, ku 4.256 persona janë hospitalizuar.
Shkalla e vdekshmërisë është 2.25 përqind.
Deri në ora 15-00h, të 1 gushtit, në Serbi u testuan gjithsej 678,093 persona që plotësuan kriteret për përcaktimin e rezultateve./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *