Serbi në veri dëbohet nga shtëpia e shqiptarit

167

foto34-668x380Danilo Iliq po jetonte në shtëpinë e shqiptarit nga paslufta e këtej. Ai po pretendon se e bleu atë me 2002. Por, Gjykata Themelore, pas ankesës së pronarit shqiptar, vendosi të favor të këtij të fundit, që kishte arritur të vërtetojë me dëshmitarë se shtëpia ishte e tij.

Një lajm i mirë për shqiptarët e veriut të Mitrovicës vjen nga kjo zonë e Kosovës.

Serbi Danilo Iliq dhe familja e tij pesanëtarëshe, janë përzënë, dhunshëm, nga banesa që i takonte një shqiptari, në qendër të Mitrovicës Veriore, njofton Klan Kosova.

Kjo u bë me një vendim të gjykatës, që nuk i dha të drejtë serbit, por shqiptarit.

Iliq ka thënë se nuk mori pjesë në procesin jurudik, pasi nuk kishte thirrje për këtë punë.

Ai ka thënë se më 2002 e ka blerë këtë banesë, por më 2006 ka kuptuar se një shqiptar, e ka kaluar atë mbi vete, në gjyq, me ndihmën e dy dëshmitarëve.

Serbi ka thënë se u desh të largohej, për të mos shkatuar ndonjë incident.

Mësohet se gjatë largimit të tij nga banesa e shqiptarit, që ndodhet ngjitur me shkollën Sveti Sava, kishte shumë policë, që po kujdeseshin për sigurinë.

“Ky është tentimi i katërtë për të më shpëngulur. Deri tashti, tri herë ia kam dalë disi të mbrohem, por tashti nuk desha ta rrezikoj jetën e askujt dhe nuk desha që dikush të arrestohet, gjë për të cilën policët ishin bërë gati sot”, ka thënë Iliq për Radio Kontakt Plus, njofton Klan Kosova.

Danilo, që ka jetuar në këtë shtëpi me gruan dhe tre fëmijët, është ankuar në EULEX lidhur me këtë çështje, por siç ka bërë të ditur, misioni evropian i ka thënë se nuk është kompetent për t’u marrë me rastin./LuginaLajm/




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *