Serbi: 12 të vdekur dhe 345 të infektuar me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit

269

Gjatë 24 orëve të fundit, në Serbi, zyrtarisht janë regjistruar 12 vdekje si pasojë e koronavirusit, ku numri i përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 382 persona, ​​bëhet e ditur nga COVID19.rs.

Nga regjistri i fundit i gjendjes faktuke, janë testuar edhe 7.032 qytetarë, ku 345 kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.
Në respirator janë 139 persona, ndërsa 3.911 raste janë aktive me COVID-19.
Shkalla e vdekshmërisë është 2.11 përqind.
Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 18.073 raste të infeksionit në Serbi, derisa janë testuar gjithsej 487.378 persona.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *