Serbët kthehen në punimet e Kuvendit të Bujanocit
Ka filluar seanca e VIII-të e Kuvendit komunal të Bujanocit, ku tashmë përveç këshilltarëve të pozitës, prezent janë edhe dy shefet e grupeve të serbëve, Nenad Mitroviq nga SNS, dhe Stojança Arsiq nga grupi rreth SPS-it.
Kjo është hera e parë që dy liderët serbë po marrin pjesë në punimet e kuvendit nga votimi i koalicionit nga partitë shqiptare në korrikun e vitit të kaluar.
Aktualisht, kryetari Enver Ramadani ka lexuar pikat e rendit të ditës, e që janë 22 sosh./LUGINALAJM/