Serbët e Vranjës kërkojnë që njërën nga rrugët e qytetit ta emërtojnë me emrin Ratko Mlladiq
Përmes një deklerate të nënshkruar, Zavetnici (të përbetuarit) e Vranjës, njoftojnë opinionin, se ata kanë filluar një iniciativë për të emëruar një nga rrugët e Vranjës me emrin Gjeneralit serb, tashmë ta akuzuarit për krime lufte Ratko Mlladiq.
“Zavetnici Vranje”, gjithashtu bëjnë të ditur se fushata e mbledhjes së nënshkrimeve të qytetarëve që do të mbështesin këtë propozim, do të fillojë në Ditën e Shpëtimtarit, 10 qershor.
“Me ketë iniciativë, Vranja dhe banorët e Vranjës do të tregonin se e vlerësojnë guximin, heroizmin dhe patriotizmin. Ne presim një numër të madh të nënshkrimeve që mbështesin ketë nisme, përmes iniciativës me shkrim, që më pas do t’i dorëzohen Asamblesë së Qytetit dhe u takon autoriteteve të vendosin se cila rrugë në Vranjë do të mbajë emrin e Gjeneralit Mlladiq – thuhet në deklaratën e “të Përbetuarve” nga Vranja.
Kujtomë se gjeneralitë të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, dje i’ rikonfiremua dënimi me burgim të përjetshëm para Tribunalit të Hagës, për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosne dhe Hercegovinë.
Megjithate, Vranja vite më parë, pati shpallur qytetar nderi edhe ish-presidenti e Serbisë, Sloobodan Millosheviq, gjithashtu i akuzuar për krime lufte në Bosne dhe Kosovë./LUGINALAJM/