Sekretari shtetëror Mirsad Gjerlek ka vizituar Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ka takuar drejtoreshën Dalliborka Pavlloviq
Gjatë fundjavës së shkuar, sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetëisë, Mirsad Gjerlek, ka vizituar Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, me ç’rast ka takuar u.d. drejtoreshën Dalliborka Pavlloviq.
Siç ka mësuar LUGINALAJM, në takim në mes të sekretarit Gjerlek dhe drejtoreshës Pavlloviq, është biseduar mbi mundësinë e punësimëve të reja, ndryshimit kadrovik dhe përmirësimit të kushteve të punës për stafin shëndetësor të Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Gjithashtu, në ketë takim është biseduar edhe situatën epidimiologjike në Bujanoc të shkaktuar nga COVID-19, ku tanimë situata është përmirësuar dukshëm, krahasuar me muajt e kaluar./LUGINALAJM/