Seanca e pestë plenare e KK të Bujanocit, ribalansi i buxhetit për 2016, pikë kyçe!

213

14699905_10154614640644634_1299457514_nSeanca e sotme e kuvendit komunat të Bujanocit, është shqëuar me debate të ndryshme në mes të pozitës dhe opozitës.

Ishte “Propozim vendimi mbi Rishikimin e buxhetit të komunës së Bujanocit për vitin 2016” si pikë kryesore për ketë seancë të kuvendit që shpeshheë ngriti debate në mes të pozitës dhe opzoitës në Bujanoc.

Këshilltarët serbë rreth SNS-it, akuzuan pushtetin lokal të Bujanocit, se buxheti atual I komunës po orientohet nëpër vendbanimet shqiptare, duke mos përfilluar nevojat e qytetarëve serbë.

Gjithashtu edhe opozitarët e Partisë Demokratike, kritikuan menaxhimin e parasë publike, mirëpo, kryetari Shaip Kamberi, iu rikujtoi atyre se komuna është future në telashe, me që gjykatat e kanë obliguar, t’i kthej në punë, shqiptarët e përjashtuar nga puna gjatë mandatit 2012-2016, dhe se duhet të jepen pagat për aq kohë sa kanë qenë të përjshatuar nga puna.

Kjo është senaca e parë, e cila nuk është transmetuar direct nga Radio Televizioni Bujanoci, përkundër që ky television në fund të mandatit të  Nagip Arifit, kishte inkasuar 4.2 milionë dinarë. Nuk dihet ende, nëse mbledhjet e kuvendit do të zhvillohen larg syve të qytetarëve të komunës së Bujanocit, apo do këto senca do të transmetohet nga mediat tjera./Lugina-Lajm/

14686285_10154614640954634_854455288_n

 

 

 




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *